image Ky është i dyshuari për plagosjen në Pejë (FOTO)

Siguri

Ky është i dyshuari për plagosjen në Pejë (FOTO)

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot për një plagosje që ndodhi sot në fshatin Baran i Epërm në komunën e Pejës, ku një person është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka përfunduar në spital.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se personi që po kërkohet nga Policia është Arben Gashi nga fshati Buqan.

Nga prokurori kujdestar, vepra është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor”.

318668701 536839275009447 1463695300199124015 n 1 1
Arben Gashi

Sinjalizues të Sinjalit kanë bërë me dije se viktima është dërguar për trajtim mjekësor kurse i dyshuari akoma është në arrati. E gjithë ngjarja, sipas informacioneve të para dyshohet të ketë ndodhur në Restaurant Ora.

Ndërkohë lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 07:00 Policia e Kosovës është njoftuar se në fshatin Baran i Epërm në Pejë ka të shtëna me armë zjarri dhe një person është lënduar. Policia me urgjencë është nis në vendin e ngjarjes, me të arritur rrugës e kanë takuar familjen e viktimës të cilët ishin duke e dërguar të plagosurin në spital”, tha Gashi.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetasSnjali/