image Ky është i dyshuari për plagosjen e sotme në Pejë

Siguri

Ky është i dyshuari për plagosjen e sotme në Pejë

news image

Gazeta Sinjali sot raportoi se Sezair Belegu është plagosur me armë zjarri sot në “Çarshinë e Gjatë”, në Pejë.

Sinjali mëson se i dyshuari që plagosi me tre plumba Sezairin është Bashkim Racaj, punëtor në një qebaptore, përball qendrës zejtare.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se Bashkimi është vetëdorëzuar në Stacionin Policor në Pejë, ku ka shkuar me taksi, me armë zjarri në dorë.

Motivi për tentim vrasje është ende i panjohur.

Sezair Belegu që mori dy plumba në bark dhe një në shpinë, është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm nga Spitali i Pejës, ku u dërgua fillimisht.

Nga QKUK kanë thënë për Sinjalin se atij janë duke iu bërë disa ekzaminime dhe pa pasur një raport për to, nuk mund të japin detaje për gjendjen shëndetësore të tij.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/