image Ky është i dyshuari për dhunimin e 16-vjeçares në Prishtinë, dërgohet në mbajtje

Siguri

Ky është i dyshuari për dhunimin e 16-vjeçares në Prishtinë, dërgohet në mbajtje

news image

Gazeta Sinjali dje ka raportuar për një rast dhunimi që ka ndodhur në Prishtinë, ku viktimë është një vajzë e mitur. Babai i 16-vjeçares kishte deklaruar në Polici se vajza e tij është njoftuar me një person të rritur dhe ka dyshime se me të ka pasur kontakt intim. Në kuadër të hetimeve, është arritur që mbrëmë të arrestohet personi i dyshuar.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se i dyshuari është Arianit Streli.

Streli dyshohet se e ka dërguar vajzën e mitur në një motel në Lipjan, ku ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që vajza e mitur të dërgohet në strehimore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Streli do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunim’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

/GazetaSinjali/