Jo rrallëherë kanë ndodhur incidente të ndryshme qoftë në stacione policore, qendra të ndalimit apo edhe qendrat korrektuese. Personat e përfshirë në veprime të kundërligjshme në shenjë revolte futen në sherr edhe prapa grilave, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Klinë, ku u arrestua një 28-vjeçar pasi kërcënoi me vrasje babain e tij.
Siç mëson Gazeta Sinjali ai është: Sylejman Prekadini, i cili me urdhër të Prokurorit përfundoi në ndalim.
Sipas informacioneve të para, i njëjti ka shqelmuar e grushtuar derën hyrëse, duke shkaktuar dëme si pasojë e mllefosej që përfundoi aty.
Policia ka intervenuar menjhërë për ta vënë situatën nën kontroll, me ç’rast janë ndërmarrë veprimet e nevojshme.
Cili është rasti për të cilin u ndalua 28-vjeçari?
Burimet e njëjta kanë bërë me dije për Sinjalin se i dyshuari, i cili është nga fshati Jashanicë u raportua në Polici nga babai i tij, të mërkurën paradite.
Viktima kërkoi ndihmën e Policisë dhe e denoncoi të birin për kanosjet serioze dhe problemet që i kishte shkaktuar në shtëpi.
Siç merr vesh Sinjali, për motive akoma te panjohura, i dyshuari e ka kërcënuar babain se do ta vras.
Për të mos mbaruar me kaq, i dyshuari edhe ka demoluar orenditë në shtëpi dhe pajisjet e punës, duke shkaktuar dëme të mëdha.
Përballë kësaj situate, viktima e raportoi në Polici dhe si rezultat i dyshuari u arrestuar.
Por, përveç për kanosje dhe dhunë në familje, ai do të hetohet tashmë edhe për veprën që dyshohet se e kreu në dhomën e ndalimit.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.