image Ky është hajni që kreu vjedhje në Viva Fresh, dyshohet edhe për 15 vepra tjera penale

Siguri

Ky është hajni që kreu vjedhje në Viva Fresh, dyshohet edhe për 15 vepra tjera penale

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot për një vjedhje që ka ndodhur në marketin “Viva Fresh”, në rrugën “Mehmet Gradica”, në Prishtinë, ku pamjet e sigurisë u bënë ‘sebep’, që hajni 49-vjeçar të arrestohet nga policia për vjedhjen e një produkti ushqimor.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Bernard Smakollin, recidivist i veprave të ndryshme penale. Pas arrestimit, 49-vjeçari është dërguar në mbajtje, me vendim të Prokurorit të Shtetit.

Çka vodhi dhe si u kap hajni?

Sinjali raportoi se i dyshuari ka vjedhur në “Viva Fresh” një sasi të produktit ushqimor, kaçkavall, që kap vlerën e mbi 70 eurove.

Punëtorët e marketit që vërejtën të dyshuarin duke kryer vjedhjen njoftuan menjëherë Policinë, me ç’rast një patrullë doli në vendin e ngjarjes, ku edhe u kap në flagrancë hajni.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se 49-vjeçari që u arrestua është recidivist, pasi dyshohet se ka kryer mbi 10 vepra të ndryshme penale.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

https://sinjali.com/vjedhje-e-rende-ne-viva-fresh-ne-prishtine-hajni-recidivist-vjedh-kackavall-mbi-70-euro-kapet-nga-kamerat/

/GazetaSinjali/