image Ky është grupi që po i sulmon udhëtarët në autostradën e Serbisë

Rajon

Ky është grupi që po i sulmon udhëtarët në autostradën e Serbisë

news image

Kujtojmë se javën e kaluar një autobus me shqiptarë është sulmuar në Serbi, teksa po udhëtonte drejt Gjermanisë.

Një grup i tifozëve ultra të Klubit të Partizanit dyshohet se qëndron prapa sulmeve të automjeteve që kalojnë nëpër Autostradën e Serbisë.

Danas raporton se ata dalin pothuajse çdo cep të autostradës dhe i sulmojnë veturat me targa të huaja.

Tiparet e tyre duken ultra nacionaliste dhe raciste të nxitura nga dikush.Ndërsa, policia e Serbisë i ka identifikuar sulmuesit si ‘tifoz të Partizanit’.

Gazeta ka publikuar edhe pamje të këtij grupi gjatë sulmit në autostradë.

Sulmi i tyre i fundit ndodhi ndaj një veture me tabela të Vojvodinës ku dy udhëtarë të saj u rrahën duke pësuar lëndime trupore.

Kujtojmë se javën e kaluar një autobus me shqiptarë është sulmuar në Serbi, teksa po udhëtonte drejt Gjermanisë./Sinjali/