image Ky është grupi i Shqipërisë në sezonin e dytë të Ligës së Kombeve

Futboll

Futboll/ Ky është grupi i Shqipërisë në sezonin e dytë të Ligës së Kombeve

news image

Sot po hidhet shorti i Ligës së Kombeve për sezonin e ardhshëm në qytetin e Amsterdamit.

Ky do të jetë edicioni i dytë i kësaj gare, ku marrin pjesë 55 shtete, në mesin e tyre edhe Kosova me Shqipërinë, transmeton Gazeta Sinjali.

Kombëtarja e Shqipërisë në grupin e saj do të ketë këto kombëtare: Lituania, Kazakistani dhe Bjellerusia.

Të gjitha grupet në Ligë C:

Grupi A

1. Azerbejxhani 2. Luksemburgu 3. Qipro 4. Mali i Zi

Grupi B

1. Estonia 2. Armenia 3. Maqedonia e Veriut 4. Gjeorgjia

Grupi C

1. Kosova 2. Sllovenia 3. Moldavia 4. Greqia

Grupi D

1. Lituania 2. Kazakistani 3. Bjellorusinë 4.Shqipëria

Liga e Kombeve fillon me 3 shtator të këtij viti. /Gazeta Sinjali/