image E goditi me mjet të fortë, ky është gjakovari që e bëri nënën për spital në Gjakovë

Siguri

E goditi me mjet të fortë, ky është gjakovari që e bëri nënën për spital në Gjakovë

news image

Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi për një rast të rëndë në Gjakovë, ku një nënë u rrah keq nga djali i saj 37-vjeçar. Si pasojë e lëndimeve të marra nga goditjet me mjet të fortë, 63-vjeçarja u dërgua në spital, ndërsa i dyshuari u arrestua.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se personi që ra në prangat e Policisë është Besmir Gashi.

Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që 63-vjeçarja kishte me djalin e saj, i cili vazhdimisht i kishte shkaktuar telashe.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Gashi është dërguar në ndalim policor në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

/GazetaSinjali/