image Ky është formacioni i Kosovës, debutuesi Fisnik Asllani bashkë me Vedat Muriqin në sulm

Futboll

Ky është formacioni i Kosovës, debutuesi Fisnik Asllani bashkë me Vedat Muriqin në sulm

news image

Ndeshja Kosova – Rumania nis në orën 20:45 dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”. 

Formacioni i Kosovës përbëhet nga Fisnik Asllani i cili do të debutojë me fanellën e Kosovës dhe bashkë me Vedat Muriqin, do të jenë në krye të sulmit për ndeshjen kundër Rumanisë. 

Në mesfushë debuton edhe Elvis Rexhbeçaj që do të luajë në krah me Valon Berishën. 

Selektori Franco Foda ka vendosur në krahun e djathtë Edon Zhegrovën, kurse Milot Rashicën në të majtin. 

Mbrojtja përbëhet nga Leart Paqarada, Fidan Aliti, Amir Rrahmani dhe Mërgim Vojvoda. 

Arijanet Muriq është në portë. 

/GazetaSinjali/