Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje në veri të Mitrovicës, ku një person ka vrarë me armë vëllain binjak dhe babain e tij, avokatin Milan Bigovic, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se i dyshuari që tashmë ka rënë në prangat e Policisë për këtë vrasje të dyfishtë është Marko Bigovic, 29-vjeçar.
I riu dyshohet se vrau vëllain dhe babain pas një mosmarrëveshje në familje.
Sipas informatave të para, i njëjti është përdorues i narkotikëve.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.