Deputeti Isak Shabani do ta zëvendësojë ish-deputetin Fadil Nura në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu është shqyrtuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme, që Shabani të jetë në vend Nurës në kuadër të të zgjedhurve të PDK-së për parlament.
Ndërkaq, Fadil Nura i fitoi zgjedhjet për të parin e Skenderajt dhe nuk mund të jetë më pjesë e Kuvendit.