image Ky është pronari i lokalit që u vra gjatë grabitjes së armatosur në Mitrovicë

Siguri

Ky është pronari i lokalit që u vra gjatë grabitjes së armatosur në Mitrovicë

news image

Një grabitje e armatosur që ndodhi mbrëmë në një market në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, përfundoi me vrasje. Sinjali mëson se i vdekur ka mbetur pronari i lokalit Ali Maloku. Ai nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve nga arma e zjarrit.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa-Hakaj.

“Mund të konfirmoj se një person i plagosur, që kishte ardhur për trajtim, ka ndërruar jetë. Meqë tash ka ndodhur e gjithë ngjarja, nuk mund të deklaroj informacione tjera”, tha ajo.

Policia mbrëmë konfirmoi për Sinjalin se lidhur me këtë rast janë arrestuar dy të dyshuar, si dhe është sekuestruar një armë.

/GazetaSinjali/