Gazeta Sinjali dje raportoi se Policia e Kosovës ka kapur “bossin” e fëmijëve lëmoshkërkues, në Prishtinë. I njëjti u arrestua si i dyshuar për trafikim me njerëz. Sinjali mëson se bëhet fjalë për Beha Sadikun, 39-vjeçar.
Policia i ka gjetur Sadikut një sasi të substancave narkotike dhe para në vlerë të 200 eurove dhe një thikë. Ndërsa pas aksionit në një shtëpi të braktisur ka gjetur edhe një çantë me rreth 1170 euro, të i takonte të dyshuarit.
I dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Pamjet e parave që u sekuestruan i gjeni në linkun e mëposhtëm.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.