Xumi është banori që mbrëmë u eleminua nga shtëpia e Big Brother VIP Albania.
Ai u largua nga BBVA pas një nominimi kokë më kokë me Eglin.
Ishte vetë Egli ajo që kishte mundësinë t’i dërgonte dy banorë kokë më kokë në nominim, pas hapjes së kutisë së pandorës, me ç’rast ajo zgjodhi veten dhe Xumin.
Kujtojmë se Xumi kishte shprehur një pëlqim për Eglin, i cili nuk iu kthye mbrapsht nga ajo.