image Ky është arsimtari 64-vjeçar që u arrestua në Pejë, dyshohet se ngacmoi nxënësen 13-vjeçare

Siguri

Ky është arsimtari 64-vjeçar që u arrestua në Pejë, dyshohet se ngacmoi nxënësen 13-vjeçare

news image

Një mësimdhënës i shkollës fillore “Lidhja e Pejës” në fshatin Novosellë të Pejës u arrestua sot nga Policia, pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një nxënëse. Ai u prangos pas denoncimit të prindërve të viktimës, të cilët po pretendojnë se vajza e tyre u përballë me sulm seksual nga arsimtari, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për arsimtarin e Adem Mustafaj, 64-vjeçar, i cili jep lëndën e Biologjisë në këtë shkollë.

Nxënësja që po dyshohet se u sulmua seksualisht nga arsimtari, siç mëson Sinjali është e moshës 13vjeçare.

Lidhur me rastin, tashmë janë intervistuar prindërit e viktimës dhe disa dëshmitarë, që kanë dhënë deklarata se çfarë ndodhi në këtë shkollë, ndërkohë që i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/