image Ky është 60-vjeçari që u arrestua në Kaçanik pasi u kap me armë e municion, Policia i gjen kallashnikov në shtëpi

Siguri

Ky është 60-vjeçari që u arrestua në Kaçanik pasi u kap me armë e municion, Policia i gjen kallashnikov në shtëpi

news image

Një 60-vjeçar nga Kaçaniku ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës mbrëmë rreth orës 18:00, pasi u kap me armë zjarri e municion në një pikë kontrolli në fshatin Begracë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se personi i arrestuar është Fatmir Luzha.

Luzhës i është gjetur një revole me një karikator dhe tetë fishekë, të cilat janë konfiskuar nga Policia. Ai është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka nxjerrë aktvendim që Luzha të ndalohet për 48 orë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media, ku bëhet e ditur se me vendim të Prokurorit të rastit është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku Sinjali mëson se i është gjetur edhe një kallashnikov me një karikator dhe 3 fishekë.

“Si prova materiale armët dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa me vendim të Prokurorit të rastit ndaj të dyshuarit është lëshuar vendim mbi ndalimin për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

/GazetaSinjali/