image Ky është 60-vjeçari që i kërkoi ryshfet qytetarit për paraqitjen e provimit të patentë shoferit

Siguri

Ky është 60-vjeçari që i kërkoi ryshfet qytetarit për paraqitjen e provimit të patentë shoferit

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot se Policia rajonale në Gjakovë ka arrestuar një person për shkak të dyshimit se i njëjti i ka kërkuar një qytetari ryshfet, në këmbim të mundësimit të paraqitjes së provimit për patentë shofer.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Ruzhdi Zulfajn, nga autoshkolla “Besa 06” në Malishevë.

Shuma që i dyshuari i ka kërkuar qytetarit është 550 euro, shkruan Sinjali.

Policia e Kosovës ka njoftuar se 60-vjeçar është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit, i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, si i dyshuar për veprën penale “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/