image Ky është 48-vjeçari nga Podujeva që vdiq në vendin e punës në Shkabaj, ra nga 9 metra lartësi

Sociale

Ky është 48-vjeçari nga Podujeva që vdiq në vendin e punës në Shkabaj, ra nga 9 metra lartësi

news image

Muajve të fundit ka pasur disa raste tragjike të vdekjeve të punëtorëve si pasojë e lëndimeve në vendet e punës. Ndonëse këto raste nuk janë të rralla, kushtet nëpër kompanitë private po vazhdojnë të jenë të këqija, e ku prej të cilave po pësojnë më së shumti ata.

Gazeta Sinjali ka raportuar sonte për një ngjarje të tillë dhe mjaft të rëndë për një familje nga Podujeva. Djali i tyre, Ilmi Hakiqi, 48-vjeçar, i cili ishte duke punuar në një objekt ndërtimi në Shkabaj të Obiliqit ka humbur jetën pasi u rrëzua sot nga 9 metra lartësi.

Kështu kanë bërë me dije burimet nga Emergjenca, që njoftuan se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, teksa trupi i pajetë më pas është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

Për rastin tashmë janë vënë në dijeni edhe Policia e Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Vdekje e dyshimtë” dhe nisjen e hetimeve që zbardhim rrethanat dhe kushtet e vendit të punës ku i ndjeri humbi jetën.

Për vdekjen e tij ka njoftuar edhe familja Hakiqi dhe kanë bërë të ditur se varrimi bëhet nesër në fshatin Llapashticë e Epërme.

image 115

/GazetaSinjali/