image Ky është 45-vjeçar që vdiq në Prizren nga aksidentin në paragllajd

Kosovë

Ky është 45-vjeçar që vdiq në Prizren nga aksidentin në paragllajd

news image

Artan Venhari, dyshohet se ka humbur jetën gjatë një fluturimi me parashutë në Prizren rethë dy orë më parë dhe një tjetër person ka mbetur i lënduar, raporton Sinjali.

Sinjali merr vesh se personi që ka humbur jetën në këtë aksident është Artan Venhari, 45-vjeçar.

Lajmi për vdekjen e një personi është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 13:00, policia është njoftuar për një incident që ka ndodhur në Prizren, në zonën ku bëhen fluturimet me parashutë, ku ka qenë duke ushtruar grupi që bën fluturime. Nga informatat e para, një 45 vjeçar ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa një person është lënduar”, ka thënë Policia e Kosovës në Prizren.

Sipas Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes aktualisht është policia e hetimeve rajonale të cilët po merren me rastin. Ndryshe, sezoni i fluturimeve me parashutë është hapur zyrtarisht në Prizren më 5 korrik.