Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, sidomos nga vjedhjet e grabitjes, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri nëpër banesa, shtëpi, institucione financiare, vetura e dyqane, raporton Gazeta Sinjali.
Së fundmi një grabitje ka ndodhur në filialin e “Vala-s” në Prizren ku një 40-vjeçar derisa ishte i pajisur me mjet të mprehtë, kishte hyrë për të kryer grabitje.
Burimet e Sinjalit nga Prokuroria bëjnë të ditur se bëhet fjalë për të dyshuarin, Burim Laroshi.
Laroshi, nën kërcënimin e armës së ftohtë kishte arritur të ia marrë me dhunë punëtores një shumë parash dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.
Ndërsa, pas një pune intensive hetimore, Policia ka arritur ta identifikoj dhe ta arrestohet të dyshuarin.
Gjatë intervistimit nga hetuesit, 40-vjeçari ka pranuar kryerjen e veprës, kurse me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.