image Ky është 38-vjeçari i kërkuar që u kap sot nga Policia në kufi, kishte 3 urdhëresa

Siguri

Ky është 38-vjeçari i kërkuar që u kap sot nga Policia në kufi, kishte 3 urdhëresa

news image

Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga Policia e të tjerë të dënuar nga Gjykatat arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia. Gazeta Sinjali në vazhdimësi ka raportuar për arrestimin e personave të akuzuar për vepra të ndryshme penale, por që të cilët kanë ikur nga duart e drejtësisë.

Vetëm gjatë ditëve të fundit, Sinjali mëson se kanë rënë në pranga të Policisë disa persona të kërkuar me urdhëresa të Gjykatave.

Njëri prej tyre, siç mëson Sinjali është edhe Adhurim Shllaku, i cili është kapur sot në mëngjes në pikën kufitare në Vërmicë, ku pas verifikimit, rezultoi se ndaj tij ka pasur tri urdhëresa.

I njëjti ishte në listën e personave të kërkuar lidhur me disa raste të mëhershme.

Pas përfundimit të procedurave policore, 38-vjeçari është dërguar në njërën nga qendrat korrektuese në vend për ta vuajtur dënimin.

/GazetaSinjali/