Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë ku një shtetas 34-vjeçar me origjinë nga Burreli hyri në xhaminë “Dine Hoxha” dhe qëlloi me thikë 5 shtetas duke i plagosur.
Autori është shtetasi Rudolf Nikolli, dhe është vënë në pranga nga policia e Shtetit.
Por kush është autori?
Nikolli me origjinë nga Klosi, Mat, është një shtetas i njohur për policinë e Shtetit.
Vetëm pak javë më parë ai ka qëlluar me thikë një shofer autobusi i linjës Klos-Tiranë pas një zënke mes tyre në terminalin e autobusave./Gazeta Sinjali/