image Ky është 30 vjeçari që vrau babanë në Prizren

Kosovë

Ky është 30 vjeçari që vrau babanë në Prizren

news image

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në rrugën “Nazim Kokollari” në Prizren, ku një 30-vjeçar ka therur me thikë babanë e tij të moshës 50 vjeçare, të cilin më pas e vrau, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se 30 vjeçari është Miran Halili.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Ju informojmë se sot me datë 25 dhjetor 2020, rreth orës 13:55 një qytetar e ka njoftuar stacionin policor Prizren-Veri se në lagjen Dardani, Rruga “Nazim Kokollari” është duke ndodhur një rast dhune në familje ku djali është duke i sulmuar prindërit.

Patrulla policore ka arritë në vendngjarje dhe ka arrestuar personin e dyshuar M. H., rreth 30 vjeç, i cili e ka sulmuar prindin e tij me thikë. Si pasojë e plagëve të marra viktima (prindi) përkatësisht babai, rreth 50 vjeç ka ndërruar jetë. Emergjenca, njësitë policore dhe forenzika kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Osmanollaj. 

/GazetaSinjali/