image Ky do të jetë moti për sot dhe ditëve në vazhdim

Kosovë

Ky do të jetë moti për sot dhe ditëve në vazhdim

news image

Mëngjeset pritet të jenë me ngrica të lehta, nga e hëna deri të mërkurën.

Të enjten parashihen që vende-vende të ketë riga shiu.

Pas kësaj periudhe, parashikohet një rritje graduale e temperaturave në të gjitha rajonet.

E hënë, 07 prill 2025

Moti do të jetë kryesisht i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -4C deri në -1°C, ndërsa ato maksimale nga 1°C deri në 4°C. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-3 m/s.

E martë, 08 prill 2025

Parashikohet mot me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të zbresin nga -4°C deri në -2°C, ndërsa maksimalet nga 3°C deri në 6°C. Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit

E mërkurë, 09 prill 2025

Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 °C deri në -1°C, ndërsa maksimalet nga 6°C deri në 9°C. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.

E enjte, 10 prill 2025

Moti parashikohet i vranët dhe me intervale me diell . Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1°C deri në 2°C, ndërsa ato maksimale nga 7°C deri në 11°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/s.

E premte, 11 prill 2025

Moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0°C deri në 3°C, ndërsa maksimalet nga 9°C deri në 13°C. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare.

/GazetaSinjali/