image Ky do të jetë moti për ditët e fundit të ramazanit

Sociale

Ky do të jetë moti për ditët e fundit të ramazanit

news image

Të enjten më freskët, orëve të mëngjesit mundësi për riga lokale shiu, ndërkaq të premten dhe në fundjavë vranësira e diell, të dielën me kushte për reshje lokale shiu.

Sipas Prishtina Weather kalimi i një fushe jostabile mbi rajon, sjell gjatë ditës së enjte, kushte për riga lokale shiu orëve të mëngjesit, dhe masa diç më të freskëta ajrore, që zbresin temperaturat më afër vlerave mesatare.

Nga dita e premte mbete mot i ndryshueshëm, me vranësira por edhe intervale me diell, e përreth viseve malore me mundësi për riga lokale shiu.  Ditën e diel dhe të hënë, paraqiten kushte edhe për zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima, orëve të pasdites.

Indeksi i cilësisë së ajrit në këto ditë do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira.

28.04 – Më freskët, në mëngjes vranësira e mundësi për riga lokale shiu.  Ditën do të ketë edhe intervale me diell.

29.04 – Kryesisht me vranësira, e ditën edhe intervale me diell.  Rreth viseve malore pasdites mundësi për riga lokale shiu.

30.04 – Pjesërisht vranët, me mundësi për rrebeshe shiu përreth viseve malore gjatë pasdites.

1.05 – Ndryshueshëm, me diell e vranësira.  Pasdite me mundësi edhe për rrebeshe shiu e bubullima.

2.05 – Kryesisht me vranësira, gjatë ditës me kushte edhe për rrebeshe shiu e bubullima.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 6C e 10C, e maksimalet pasi zbresin në 16C të enjten, më pas me një trend të rritjes deri në 18C e 19C në fundjavë.

Era frynë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe mesatare 3-11m/s, të enjten edhe mesatarisht e fuqishme deri në 13m/s.

Shtypja atmosferike në rritje edhe mbi vlera mesatare, e në fillim të javës në rënie.  

/GazetaSinjali/