image Ky do të jetë komandanti i ri amerikan i Komandës Rajonale-Lindje

Siguri

Ky do të jetë komandanti i ri amerikan i Komandës Rajonale-Lindje

news image

Koloneli Chris Mabis do të jetë komandant i ri i Komandës Rajonale- Lindje në kampin amerikan Bondsteel në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Ai do ta zëvendësoi komandantin aktual të Ushtrisë Amerikane në KR-L kolonel Christopher Samulski.

Pranim dorëzimi i komandave pritet të bëhet në një ceremoni në kampin Bondsteel.

Komanda Rajonale e Lindje e KFOR-it njofton se është e përkushtuar drejt ruajtjes së një mjedisi të sigurtë dhe lirisë së lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komandanti në ardhje ka nisur takimet njohëse me përfaqësuesit institucional në Lindje të Kosovës i shoqëruar nga komandanti në përfundim të misionit.

/GazetaSinjali/