Dizajni i ri i monumenti të Pavarësisë së Kosovës, “Newborn” këtë vit do t’i kushtohet viktimave të abuzimit seksual gjatë konflikteve anembanë botës.
Ideatori dhe realizatori i këtij monumenti, Fisnik Ismaili e ka prezantuar për publikun fotografinë sesi do të duket këtë vit, shkruan Gazeta Sinjali.
“Kushtuar të gjitha viktimave të abuzimit seksual gjatë konflikteve anembanë botës”, ka shkruar Ismaili në një postim në rrjetin social Facebook.
“Newborn”, është zbuluar në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, më 17 shkurt 2008. Ky monument ka marrë shpërblime ndërkombëtare për dizajn, duke përfshirë edhe “Luanin e artë”, në Festivalin e 55-të ndërkombëtar për publicitet në Cannes./Gazeta Sinjali/