image Kuzhinierit të famshëm i mbyllet restoranti pasi nuk respektoi masat e COVID-19

Bota e Yjeve

Kuzhinierit të famshëm i mbyllet restoranti pasi nuk respektoi masat e COVID-19

news image

Nusret Gokçe është një kuzhinierë i famshëm në tërë botën, me një rrjet restorantesh të quajtura Nusr-Et.

Nusreti është shumë aktiv në rrjetet sociale ku në Instagram numëron mbi 30 milion ndjekës të cilët mahniten nga mënyra se si ai e gatuan mishin.

Së fundmi, ai hapi edhe disa restorante, një në Boston, pas atyre në Dubai, Turqi dhe vende të tjera të botës.

Mirëpo pak ditë pas hapjes, restoranti i njohur është mbyllur dhe kjo për shkak të koronavirusit. Mediat amerikane raportojnë se stafi i Nusr-Et nuk ka zbatuar masat anti-Covid.

Inspektorët që vizituan restorantin gjetën shkelje duke përfshirë mos-mbajtjen e maskave nga stafi, apo edhe mosrespektimin e distancës fizike./Gazeta Sinjali/