Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës do t’i vazhdojë punimet të hënën, më 23.11.2020, duke filluar në ora 10:00, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali ka arritur të sigurojë të gjitha pikat e rendit të ditës që do të zhvillohen nga deputetët në sallën e Kuvendit.
Një nga pikat e kësaj seance do të jetë votimi i propozim-rezolutës nga interpelanca e Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, sipas kërkesës të deputetes së VV-së, Saranda Bogujevcit, për çështjen “Trajtimi i dëmshëm i temës së të pagjeturve në zotimet e 4 shtatorit, duke e kushtëzuar me personat e zhvendosur”.
Po ashtu, pika tjetër është edhe votimi në parim i Projektligjit nr. 07/L-033 për të Drejtën Ndërkombëtare Prive.
Këto janë të gjitha pikat e rendit të ditës.