image Kuvendi mban dy seanca të premten, këto janë pikat e rendit të ditës

Politikë

Kuvendi mban dy seanca të premten, këto janë pikat e rendit të ditës

news image

Seanca plenare e Kuvendit i vazhdon punimet të premten, më 18.12.2020, në orën 09:30, shkruan Gazeta Sinjali.

Në rend të ditës do të jenë pikat e papërfunduara.

Një nga pikat e papërfunduara janë nga seanca plenare e mbajtur më 16, 21, 29 tetor dhe 27 nëntor të këtij viti, siç janë: Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e programit – nxitja dhe levimi i mundësive për sigurimin e ujit.

Kuvendii gjithashtu, i vazhdon punimet të premten në orën 11:00.

Në rend të ditës do të jenë pyetjet parlamentare, miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, interpelanca e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, sipas kërkesës së deputetit të GP të VV-së, Liburn Aliut, për çështjen “Përfshirja dhe ndarja e liqenit të Ujmanit me Serbinë në dokumentin e zotimeve të 4 shtatorit 2020”.

Gazeta Sinjali ju sjell rendin e ditës për këto seanca që do të mbahen të premten.

/Gazeta Sinjali/