image Kuvendi të enjten shqyrton Ligjin për Zyrtarët Publik dhe për Pagat

Politikë

Kuvendi të enjten shqyrton Ligjin për Zyrtarët Publik dhe për Pagat

news image

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, theksoi se është caktuar seanca për shqyrtimin e Projektligjit për Reformën e Administratës publike.

Po ashtu sipas saj do të shqyrtohet edhe Projektligji për Zyrtarë Publik dhe Ligjin për Paga. Ajo do të mbahet të enjten duke filluar prej orës 10:00.

“Është caktuar seanca e radhës së Kvendit të Kosovës, siç e dini dje është votuar procedura e përshpejtuar e shqyrtimit në lexim të dytë e ligjeve tepër të rëndësishme. Për reformën e administratës publike, projektligji për zyrtarë publik dhe ligji për paga. Ajo seanca do të mbahet të enjten në orën 10:00 sipas vendimit.

Të enjte gjithashtu Kuvendi do të bëjë shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së Kredisë dhe Financave Publike. Seanca do të shqyrtojë në lexim të dytë projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim e Pronës” tha ajo.

“Për të enjten në agjendë është edhe debati parlamentar në lidhje më raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2022 dhe shqyrtimi i raportit të Autoritetit të Aviacionit Civil ”, tha Kusari.

/GazetaSinjali/