image Kuvendi sot mban tri seanca plenare

Politikë

Kuvendi sot mban tri seanca plenare

news image

Kuvendi i Kosovës sot pritet të mbajë tri seanca, njëra e rregullt dhe dy të tjera janë vazhdim i punimeve të seancave të kaluara, shkruan Gazeta Sinjali.

Në rend dite për seancën e rregullt është vetëm një pikë, ajo e shqyrtimit të dytë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për vitin 2021.

Deputetët do të mblidhen nga ora 10:00.

Ndërsa dy seancat e tjera janë vazhdim. Njëra fillon në orën 14:00 me këtë rend dite:

Ndërsa nga ora 15:00 do të vazhdojë seanca plenare në të cilën do të votohen rekomandimet e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të N.P Hortikultura për vitin 2020.

/GazetaSinjali/