Sot do të mbahet seanca e parë e sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali ka siguruar rendin e ditës së kësaj seance.
Seanca do të fillojë me pikat e rëndomta, deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare, për të vijuar me shqyrtimin e parë të Projektligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës dhe atë për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit.
Në këtë seancë pritet të formohet edhe komisioni ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për 8 anëtarë nga komuniteti shqiptar dhe një anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së./Gazeta Sinjali/