image Kuvendi sot mban seancë të re, në rend dite projektligji për zyrtarët publikë

Politikë

Kuvendi sot mban seancë të re, në rend dite projektligji për zyrtarët publikë

news image

Kuvendi i Kosovës ka caktuar dy seanca të reja, njëra do të mbahet sot ndërsa tjetra pas pesë ditësh, më 12 prill.

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se seanca e radhës mbahet sot me pikat e zakonshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare.

Në këtë seancë përveç pikave të zakonshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare, në rend dite është edhe shqyrtimi i projektligjit për zyrtarët publik.

Ndërkaq seanca e dytë, Kusari-Lila tha se u caktua më 12 prill ku do të debatohet për politikën e jashtme.

“Seanca e 12 prillit nis në orën 15:00 sepse dita e martë është ditë e komisioneve funksionale, pas përfundimit të punëve të komisioneve, vazhdojmë me debatin”, tha Kusari-Lila.

/GazetaSinjali/