image Kuvendi sot debaton për situatën e sigurisë dhe punën njëvjeçare të Qeverisë

Politikë

Kuvendi sot debaton për situatën e sigurisë dhe punën njëvjeçare të Qeverisë

news image

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancën e radhës, ku pritet të mbahet debat parlamentar për punën e Qeverisë në mandatin e parë të saj.

Përveç debatit lidhur me punën njëvjeçare të Qeverisë, do të diskutohet edhe për siguri.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se do të ketë vazhdim të seancës plenare, e cila do të fillojë në orën 12:00.

Rendi i plotë i ditës:

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 14 dhe 19 prill 2022: Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-130 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare;

Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-139 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin e zhvillimit të impiantit të ujërave të zeza në Mitrovicë;

Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-140 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Mitrovicë;

Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-141 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”;

Debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 28 prill 2022:Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-076 për mbrojtjen e sekreteve tregtare,Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve tjera joshumicë,Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,Formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e anëtarëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 5 maj 2022:

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës,Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,Debat parlamentar për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj.

/GazetaSinjali/