image Kuvendi nuk miraton rekomandimet e opozitës për masat anti-COVID

Shëndetësi

Kuvendi nuk miraton rekomandimet e opozitës për masat anti-COVID

news image

Me vetëm 22 vota për Kuvendi i Kosovës ka dështuar që të votojë për rekomandimet e partive opozitare, PDK-së, LDK-së e AAK-së për rishikimin e masave anti-COVID, raporton Gazeta Sinjali.

Në fund të seancës së jashtëzakonshme, në të cilën u debatua për gjendjen me pandeminë në vend, u hodhën në votim propozimet e opozitës për masat anti-COVID.

Mirëpo, nga 63 deputetë sa morën pjesë në votim, vetëm 22 prej tyre votuan për, ndërsa 41 të tjerë kundër.

Me këtë pikë, Kuvendi mbylli punimet për ditën e sotme./GazetaSinjali/