Me vetëm 22 vota për Kuvendi i Kosovës ka dështuar që të votojë për rekomandimet e partive opozitare, PDK-së, LDK-së e AAK-së për rishikimin e masave anti-COVID, raporton Gazeta Sinjali.
Në fund të seancës së jashtëzakonshme, në të cilën u debatua për gjendjen me pandeminë në vend, u hodhën në votim propozimet e opozitës për masat anti-COVID.
Mirëpo, nga 63 deputetë sa morën pjesë në votim, vetëm 22 prej tyre votuan për, ndërsa 41 të tjerë kundër.
Me këtë pikë, Kuvendi mbylli punimet për ditën e sotme./GazetaSinjali/