image Kuvendi nuk e miraton rezolutën për zbatimin e Marrëveshjes së Washingtonit

Politikë

Kuvendi nuk e miraton rezolutën për zbatimin e Marrëveshjes së Washingtonit

news image

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë miratuar sot rezolutën për zbatimin e Marrëveshjes së Washingtonit, marrëveshje kjo që u arrit më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë, në Washington.

Për këtë rezolutë të propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë votuar vetëm 24 deputetë, ndërkaq 57 deputetë abstenuan, ku në mesin e tyre ishin edhe ata të Lëvizjes Vetëvendosje,.

Rezoluta i bënte thirrje Qeverisë së Kosovës që të zbatonte këtë marrëveshje që përkrahet edhe nga Administrata Biden dhe të përgatiste një plan-veprim që do t’i dorëzohej Kuvendit të Kosovës.

Marrëveshja e Washingtonit u nënshkrua nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prani të presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump. Gjithashtu kjo marrëveshje është përkrahur edhe nga Administrata Biden. /GazetaSinjali/