Nesër, më 20 shtator 2021, do të mbahet seanca e parë e sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali ka siguruar rendin e ditës së kësaj seance.
Ndër të tjera, gjatë kësaj seance, pritet që të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit
Po ashtu deputetët pritet të votojnë edhe për formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tetë anëtarë nga komuniteti shqiptar dhe një anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së./Gazeta Sinjali/