image Kuvendi nesër mban seancë plenare, ky është rendi i ditës

Politikë

Kuvendi nesër mban seancë plenare, ky është rendi i ditës

news image

Nesër me fillim nga ora 10:00, Kuvendi i Kosovës do të zhvilloj seancën plenare të radhës, raporton Gazeta Sinjali.

Në rend të ditës janë paraparë 10 pika, si vijojnë:

1.  Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.  Pyetjet parlamentare,

3.  Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L – 123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive,

4.  Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-167 për  Prokurorin e Shtetit,

5.   Votimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit “Sistemi për Menaxhimin e Pagave”,

6.  Votimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit: “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga Donatorët për vitin 2021”,

7.  Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-221 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operator sistemi, transmisioni dhe tregu sh. A.) dhe  Frankfurt am Main (KFË),

8.  Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-222 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”,

9.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-184 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje,

10.  Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për shpenzimet e parasë publike për dy vite mandat të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

/GazetaSinjali/