Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar sot Rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë në Bosnje e Hercegovinë. Rezoluta u iniciua nga koalicioni boshnjak ne Kuvendin e Kosovës, Vakat.
Për miratimin e kësaj Rezolute kanë votuar 89 vota deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Këtë rezolutë të propozuar nga koalicioni boshnjak e kanë përkrahur të gjitha grupet parlamentare në Kuvendin e Kosovës.
Në ndërkohë gjatë kohës kur filloi diskutimi për këtë pikë të rendit të ditës, Lista Serbe e ka lëshuar sallën e Kuvendit.