image Kuvendi miraton Projektligjin për Tregti me Jashtë dhe Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Automjete

Politikë

Kuvendi miraton Projektligjin për Tregti me Jashtë dhe Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Automjete

news image

Kuvendi i Kosovës po e vazhdon seancën plenare dhe ka hedhur në votim edhe dy projektligje tjera të cilat ishin të parapara në rendin e ditës, shkruan Gazeta Sinjali.

Fillimisht në votim u hodh Projektligji për Tregti me Jashtë, i cili u miratua me 62 vota për, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Në sallë ishin të pranishëm 80 deputetë, por vetëm 62 prej tyre morën pjesë në votim, ngase opozita bojkotoi votimin e këtij projektligji.

Gjithashtu, gjatë kësaj seance në votim kaloi edhe Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Automjete.

Ky projektligj u miratua me 75 vota për, asnjë votë kundër dhe një abstenim./Gazeta Sinjali/