image Kuvendi miratoi 5 marrëveshje ndërkombëtare

Financa

Kuvendi miratoi 5 marrëveshje ndërkombëtare

news image

Kuvendi i Kosovës miratoi 5 marrëveshjet ndërkombëtare, pika të mbetura qysh nga seanca e kaluar, raporton Gazeta Sinjali.

Me 84 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar.

Unanimisht deputetët miratuan edhe Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan.

Ndërsa projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, u miratua në votimin e dytë me 80 vota për, 1 kundër dhe asnjë abstenim.

Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës  mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020” u miratua me 83 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Ndërkaq, me 84 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim u miratua projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës  mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”./Gazeta Sinjali/