Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë solemne këtë të premte, më 12 qershor 2020, për nder të 21-vjetorit të çlirimit të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Me këtë rast, kryeparlamentarja Vjosa Osmani, u ka dërguar ftesë të gjithë deputetëve të Kuvendit prë pjesëmarrje në këtë seancë.
Pika e vetme e rendit të ditës së kësaj seance do të jetë shënimi i 12 Qershorit, Ditës së Paqes./Gazeta Sinjali/