Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë nesër seancë plenare, duke filluar nga ora 10:00, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit për media të Kuvendit, seanca pritet të nis me deklarime jashtë rendit të ditës dhe të vazhdojë me miratimin e procesverbaleve nga seancat paraprake.
Gjatë kësaj seance do të propozohet formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë.
Po ashtu, gjatë kësaj seance do të bëhet shqyrtimi i Kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2020./Gazeta Sinjali/
Njoftimi i plotë:
R e n d i i d i t ë s
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
3. Propozimi për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,
4. Shqyrtimi i Kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2020,
5. Propozimi i Grupeve parlamentare për zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare.
Njoftim lidhur me qasjen e mediave në punimet e seancës
Duke pasur parasysh që e gjithë hapësira e sallës plenare të Kuvendit, përfshirë edhe ballkonin, do të jetë në dispozicion të deputetëve, në respektim të masave të ndërmarra për shkak të situatës pandemike, ju njoftojmë se prezenca mediave në këtë seancë, do të jetë e pamundur.
Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, ju njoftojmë se Kuvendi do të ofrojë linkun e transmetimit të drejtpërdrejtë të kësaj seance, nëpërmjet:
· Ueb faqes së Kuvendit,
· Kanalit zyrtar të Kuvendit në youtube, si dhe
· RTK-së, si medium publik.