Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë dy seanca plenare, shkruan Gazeta Sinjali.
Seanca e parë do të jetë vazhdim i seancës plenare të kaluar dhe pritet të fillojë në ora 10:00.
Në këtë seancë pritet diskutimi i pikave të papërfunduara të seancës së kaluar, si dhe votimi i tri projektligjeve, në mesin e të cilave është edhe Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.
Ndërkaq, seanca e dytë do të jetë seancë e rregullt e cila do të fillojë në ora 11:30.
Më poshtë gjeni pikat e rendit të ditës./Gazeta Sinjali/