Kuvendi i Kosovës në mungesë të kuorumit ka mbyllur punimet për ditën e sotme, shkruan Gazeta Sinjali.
Për këtë shkak nuk është arritur që të votohet propozimi për shkarkimin e Bordit Rregullativ të Autoritetit të Hekurudhave.
Me këtë rast, kryesuesja e seancës së Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci njoftoi për përfundimin e seancës.
“Në pajtim me shefat e grupeve parlamentare do të vazhdojmë këtë seancë të mërkurën nga ora 13:00”, tha kryesuesja e seancës, Saranda Bogujevci./GazetaSinjali/