Nga sot Teatri i Vushtrrisë do ta ketë emrin e një prej artistëve më të mirë shqiptar, atë të Adem Mikullovcit, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale, Sylejman Meholli, i cili tha se ky vendim erdhi nga Kuvendi Komunal i Vushtrrisë gjatë seancës së sotme.
“Një gjë e vogël për një artist të madh! Kuvendi Komunal i Vushtrrisë sapo miratoj propozimin për emertimin e Teatrit të Qytetit “Adem Mikullovci”, Nder për jetë e mote veprës e kontributit të artistit të popullit”, shkroi ai në Facebook.
Ndryshe, Adem Mikullovci vdiq më 15 shtator të këtij viti.