image Kuvendi jep sqarim për flamurin e Kosovës që ishte i dëmtuar sot gjatë mëngjesit

Kosovë

Kuvendi jep sqarim për flamurin e Kosovës që ishte i dëmtuar sot gjatë mëngjesit

news image

Kuvendi i Kosovës përmes një komunikate për media ka dhënë sqarim për flamurin e Kosovës i cili gjatë mëngjesit sotëm ishte i dëmtuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas sqarimit të Kuvendit, thuhet se flamuri është dëmtuar si pasojë e përkeqësimit të kushteve atmosferike.

“Si pasojë e përkeqësimit të kushteve atmosferike gjatë natës së sotme, flamuri i Republikës së Kosovës në ndërtesën e Kuvendit, ka pësuar dëmtime. Në rastin e parë është bërë zëvendësimi i tij”, thuhet në komunikatë. /Gazeta Sinjali/