image Kuvendi i Shqipërisë miraton amnistinë penale, 466 të dënuar përfitojnë lirim

Shqipëri

Kuvendi i Shqipërisë miraton amnistinë penale, 466 të dënuar përfitojnë lirim

news image

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar amnistinë penale me 84 vota pro, një vendim që parashikon lirimin e menjëhershëm të 466 personave të dënuar dhe ulje dënimi për qindra të tjerë.

Sipas vendimit të miratuar, nga amnistia përfitojnë personat e dënuar me deri në 3 vite burg ose ata që kanë mbetur pa shlyer një dënim deri në këtë masë. Për gratë, kufiri i përfitimit shkon deri në 4 vite dënim. Mes përfituesve janë 11 gra dhe 1 i mitur.

Po ashtu, 869 të dënuar të tjerë do të përfitojnë ulje të dënimit, ku përfshihen edhe 8 gra dhe 1 i mitur.

Seanca parlamentare ku u miratua ligji u zhvillua në praninë e Kryeministrit Edi Rama, ndërsa vendimi pritet të nisë zbatimin menjëherë pas procedurave përkatëse ligjore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/